Haradinaj shpreson se do të marrë sinjal për liberalizim të vizave
BKT
Lajme

Haradinaj shpreson se do të marrë sinjal për liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se do të jetë pjesë e samitit në Berlin ku është edhe Serbia e pranishme.

Ai tha se pret që në këtë  samit, Kosova të marr sinjalin për liberalizimin e vizave.

Këtë deklaratë Haradinaj e dha në Panairin Ndërkombëtar Prishtina 2019 i cili ka filluar sot.

Bashkë me kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin që do të mbahet më 29 prill në Berlin do të shkojë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.


MË SHUME NGA Lajme