Orari i ndeshjeve të IPKO Superligës dhe Ligës së Parë
Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e 29-të në IPKO Superligë dhe për javën e 26-të në Ligën e Parë. Në elitë, tri ndeshje zhvillohen të shtunën, ku pa dyshim spikasin ndeshjet Feronikeli – Gjilani dhe Llapi – Drita, përballje në të cilat skuadra nga Drenasi dhe ajo nga Podujeva nuk guxojnë të gabojnë.
Ndërkaq, skuadra tjetër kandidate për titull, Prishtina, do të luajë të dielën kundër Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje e cila luhet në orët e mbrëmjes. E javën e 29-të e përmbyll ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe KEK-ut, e cila po ashtu luhet në të njëjtin stadium, por ditën e hënë.
IPKO Superliga – Java e 29-të
E shtunë, 27 prill ora 15:30
Feronikeli - Gjilani
Llapi – Drita
Ballkani – Ferizaj
E diel, 28 prill ora 15:30
Trepça ‘89 – Liria
Prishtina – Drenica (ora 19.00)
E hënë, 29 prill, ora 15:30
Flamurtari – KEK-u
Liga e Parë - Java e 26-të, ora 15:30
E shtunë, 27 .04.2019
2 Korriku – Vushtrria
Ramiz Sadiku – Besa
Fushë Kosova – Kika
Onix – Trepça
E diel, 28.04.2019, ora 15:30
Vëllaznimi – Vitia
Dukagjini – Istogu
Arbëria - Vllaznia P
Drenasi – Bashkimi























