VIDEO-Bota perëndimore përmes Rezolutës do të rikinfirmojë gjenocidin serb
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar letër Parlamentit Evropian dhe vendeve të QUINT-it për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit.Për të folur për këtë sot në emisionin INFO 3 Live në RTK3 ishin të ftuar Avni Bytyqi , këshilltar i kryparlamentarit Kadri Veseli dhe Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Avni Bytyqi, këshilltar i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka thënë se letra që i është dërguar nga kryeparlamentari Veseli, Kongresit Amerikan, Parlamentit Evropian dhe gjitha vendeve mike të Kosovës, ka për qëllim që gjenerata e re politike vendimmarrëse në skenën politike nëpër botë të njihet me krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.
“Mos të harrojmë se kanë kaluar dy dekada që nga koha e luftës dhe në shumë vende mike perëndimore është ndryshuar klasa politike me të rinj dhe kjo letër që u ka shkuar nga kryeparlamentari Veseli synon që tu rikujtojë gjithë botës demokratike për vuajtjet e shqiptarëve nga regjimi serb dhe krimet e gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë. Po ashtu përmes nxjerrjes së rezolutës nga vendet mike synohet që e gjithë bota ti ndëshkojë ato krime në mënyrë që mos të përsëriten më askund”, tha Bytyçi INFO 3 Live në RTK3.
Ai tha se kjo iniciativë e kryeparlamentarit Veseli vjen pikërisht në kohën e ofensivës së Serbisë anekënd botës për të mohuar krimet që ka kryer në Kosovë. Ai po ashtu ka thënë se rezoluta që kërkon të njihet gjenocidi serb në Kosovë, nuk duhet ta frikësojë askë.
“Ne e kemi parë që shumë kriminelë të luftës, që dihet ku janë e çka bëjnë, janë në Serbi nuk janë arrestuar asnjëherë nga Gjykata e Hagës. Edhe pse dihet edhe janë faktua, edhe prezenca e tyre edhe krimet që kanë bërë në Kosovë. Në këtë aspekt nuk duhet të frikësohemi, është vetëm një hap tjetër drejt një konfirmimi të bashkësisë ndërkombëtare. Pra, duhet të ndërtohen mekanizma ndërkombëtarë që krimet e Serbisë të mos harrohen. Institucionalizimi, përmes një rezolute, nuk e dëmton dokumentimin dhe krimet e luftës”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tha se nuk besojnë që problemet e mëdha të trashëguara nga lufta mund të zgjidhen me disa nisma të shpejta.
” Nuk e di a ka pasur një komunikim paraprak me këto vende, me këto parlamente, me kongresin, sepse nuk e di a ka ndonjë strategji dalëse kryeparlamentari, në rast se këto parlamente nuk ndërmarrin asnjë iniciativë për ta votuar një rezolutë e cila e dënon gjenocidin dhe krimet serbe në Kosovë”, tha ai.
Për më shumë ndiqni videon:























