18:16 / 24.04.2019
Ambasadori gjerman: S`e kuptoj mençurinë e veprimit në KQZ
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, ka thënë se nuk e kupton se cila është mençuria politike e mocertifikimit të kandidatëve të Listës serbe për zgjedhjet në katër komunat e veriut si dhe ka pyetur se pse ende KQZ-ja nuk është e kompletuar.
“Duke mos qenë në gjendje të komentoj aspektin ligjor të kësaj çështje momentalisht, pyes veten se cila është mençuria politike në ndërmarrjen e një hapi të tillë”, ka thënë ai.
“Sikur i gjithë ky komplikim i situatës të mos mjaftonte. Pse KQZ-ja ende nuk është e kompletuar?’.























