18:54 / 24.04.2019
Virgil van Dijk lojtari i vitit në Premier League
Virgil van Dijk është shpallur Futbollisti i Vitit 2019 nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë, duke e mposhtur sulmuesin e Manchester City, Raheem Sterling, në garë për këtë çmim.
Njoftimi zyrtar do të bëhet të enjten, por qendërmbrojtësi i Liverpoolit e ka marrë mbështetjen e futbollistëve profesionistë për kontributin e tij të shquar në mbrojtën më të mirë në Premierligë këtë sezon.
Holandezi ishte në mesin e gjashtë futbollistëve të nominuar në listën e ngushtë bashkë me Sadio Mane, Raheem Sterling, Sergio Aguero, Bernardo Silva dhe Eden Hazard, shkruan albeu.
Triumfi i Van Dijk nënkupton se ky çmim mbetet në Liverpool, pasi Mohamed Salah e kishte fituar vitin e kaluar.























