20:18 / 24.04.2019
Bashkimi Demokrat tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit
Në procesin zgjedhor më 30 qershor do të marrin pjesë 34 parti, pasi Bashkimi Demokrat që drejtohet nga Ylber Valteri, vendosi sot të tërheqë kërkesën për regjistrim në zgjedhje.
Ai i ka kërkuar KQZ-së që në mbledhjen e ardhshme të përfshijë në rendin e ditës çregjistrimin e partisë së tij, duke konsideruar se pjesëmarrja në zgjedhje është akt i vullnetit politik.
Vendimi i tij erdhi një ditë pasi PD krijoi koalicionin me partitë kryesore të opozitës./Ora News/























