KMDLNJ: Arrestimi i Jovanoviqit, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut
BKT
Lajme

KMDLNJ: Arrestimi i Jovanoviqit, shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut, KMDLNJ, me anë të një komunikate për media ka reaguar për arrestimin e këshilltarit të kryeministrit të Kosovës, Sërgjan Jovanoviq.

KMDLNJ ka thënë se proteston ndaj këtij ndalimi, që sipas tyre është i motivuar politikisht, me porosi të qartë se ky fat i pret të gjithë ata që e kundërshtojnë politikën e Serbisë në Kosovë dhe që nuk janë në një linjë me Lista Serbe.

“KMDLNj kundërshton arrestimin e Jovanoviq si arrestim arbitrar dhe si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, kundër lirisë së fjalës, lirisë së lëvizjes dhe përcaktimit vullnetar për organizim dhe veprim politik. KMDLNj fton të gjithë akterët relevantë të gjykojnë këtë veprim të dhunshëm të institucioneve të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës të përkatësisë etnike serbe e që janë integruar apo duan të integrohen në institucionet e Kosovës dhe shoqërinë kosovare”.

“Ky manifestim i vazhdueshëm i dhunës së Serbisë ndaj qytetarëve serbë të Kosovës ka krijuar kushte të frikshme për zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe prandaj, përveç Listës Serbe të gjitha partitë serbe të Kosovës kanë refuzuar të marrin pjesë në këto zgjedhje”, thonë nga KMDLNJ.

KMDLNj po ashtu këto zgjedhje i konsideron të padrejta për faktin se sipas tyre nuk është ofruar siguri për të gjitha subjektet politike dhe individët të garojnë në kushte të barabarta.


MË SHUME NGA Lajme