16:24 / 25.04.2019
Lukaku ëndërron të luajë në Serie A
Romelu Lukaku është një prej sulmuesve që pëlqehet shumë nga klubet e Serie A, me Juventusin e Interin që janë dy ekipet më të interesuara për të.
Reprezentuesi i Belgjikës ka pasur një sezon jo të mirë me Manchester United dhe mund të ndodhë që të largohet nga “Djajtë e Kuq”, gjatë kësaj vere.
Në një intervistë për Sky Sport Italia, Lukaku ka deklaruar që e ëndërron të luajë një ditë në Serie A.
“Të luaj një ditë në Serie A, do të ishte një ëndërr e madhe për mua”, ka thënë Lukaku.
“Shpresoj që një ditë të luajë në kampionatin italian edhe pse për momentin jam i fokusuar vetëm te Manchester United”.
Lukaku është pjesë e United që nga viti 2017 ku u transferua nga Evertoni.























