‘Shpërthen’ Sampaoli: Argjentinasit po e shkatërrojnë Messin
BKT
Sport

‘Shpërthen’ Sampaoli: Argjentinasit po e shkatërrojnë Messin

Jorge Sampaoli ka thyer heshtjen duke folur për situatën e Lionel Messit te Argjentina.

Kombëtarja e Argjentinës nën drejtimin e Jorge Sampiolit në Kupën e Botës në vitin 2018, ka arritur deri në çerekfinale, për t’u mposhtur pastaj nga Franca.

Dështimi në Kupën e Botës nga Argjentina, ka bërë që Lionel Messi të kritikohet shumë nga tifozët në vendin e tij.

Messit ka vendosur t’i dalë në mbrojtje Sampaoli, duke thënë se argjentinasit nuk e shijojnë lojtarin më të mirë në botë, siç bëjnë tifozët e Barcelonës.

“Argjentinasit e kanë të vështirë të shijojnë lojën e Mesit dhe të kënaqen me të, sepse ne vetëm dimë të shkatërrojmë”, ka deklaruar Sampaoli, përcjell ‘lajmi.net’.

“Shoqëria jonë nuk shënon, por shkatërron… Kam pasur fatin të drejtoj lojtarin më të mirë në botë dhe ndoshta më të mirin e historisë. Ai ka thyer të gjithë rekordet, por në vendin e tij kritikohet në mënyrë automatike. Mesi e vuan shumë këtë fakt. Unë e njoh dhe e di mirë. Është i jashtëzakonshëm”.