Liverpooli nuk do ta blejë Insignen
BKT
Sport

Liverpooli nuk do ta blejë Insignen

Jurgen Klopp ka hedhur poshtë mundësinë që Liverpooli ta transferojë gjatë verës Lorenzo Insignen e Napolit.

Insigne ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Serie A në vitet e fundit dhe së fundmi është lidhur me një transferim në Premier Ligë.

“Nuk do ta transferojmë Lorenzo Insignen”, ka deklaruar Klopp në konferencë për medie para ndeshjes së nesërme me Huddersfield Town.