Fenomeni Mbappe, 20 vjeç ka shënuar sa trefishi i Messit
Kush është (ose kush ka qenë) sulmuesi më i fortë në historinë e futbollit në moshën 20-vjeçare?
Nëse numrat në futboll do ishin një shkencë ekzakte, përgjigja do të ishte e qartë: Kylian Mbappé. Më mirë se Messi, dhe më mirë se Cristiano Ronaldo. Sigurisht që duhen marrë edhe faktorë të tjerë në konsideratë siç është forca e kundërshtarëve apo variable të tjerë. Gjithsesi numrat e tij janë fantastikë.
Mbappe, siç na thotë dhe gazeta spanjolle “As”, francezi ka shënuar 96 gola në karrierën e tij profesioniste me Monacon, Paris Saint Germain dhe me kombëtaren e Francës (12 gola të shënuar). Në të njëjtën moshë, Lionel Messi, kishte shumë më pak hapësira tek Barcelona. Ylli argjentinas në atë kohë pati gjetur 30 herë rrugën e rrjetës, më pak se një e treta e asaj që kishte shënuar Mbappe, 4 nga të cilët i kishte shënuar me ekipin kombëtar të Argjentinës.
Supermacia e Mbappe rritet më tej në qoftë se bëjmë një krahasim me Cristiano Ronaldo, i cili në moshën 20 vjeç, 4 muaj dhe 5 ditë kishte shënuar 27 gola, nga të cilat 9 i kishte realizuar me kombëtaren luzitane, transmeton kohajone.
Numrat nuk mund të jenë një shkencë në futboll, por golat e shënuar nga Mbappe janë vërtet mbresëlënëse që të bën të mendosh se ylli i PSG-së është gati të shkruajë historinë. Duke qenë se Messi dhe Ronaldo fituan gjithçka, tani është radha e Mbappe për të shkruar emrin e tij në historinë e futbollit botëror.























