19:02 / 25.04.2019
“Manchester United duhet të kishte marrë Guardiolen”
Ish-trajneri i Manchester United, Rene Meulensteen ka thënë se United duhet të kishte “luftuar” më shumë për të sjellë Pep Guardiolan në krye të bankinës së “Djajve të Kuq”, raportojnë mediet britanike, përcjell RTKlive.
Meulensteen ka folur pas ndeshjes United-City cilën e humbën ‘Djajtë e Kuq’ me rezultat 0-2.
“Nëse Sir Alex Fergusoni do të ishte në krye, atëherë do të ishin dy ose tri shanse që sot si trajner i United të ishte Guardiola”, tha Meulensteen.
“Do të bëja gjithçka që të merrja si trajner Guardiolen”, përfundoi ai.























