Sarri gati të marrë drejtimin e Milanit
BKT
Sport

Sarri gati të marrë drejtimin e Milanit

Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit italian, rrugët e Rino Gattuso-s dhe Milanit duket se do të ndahen.

Trajneri kalabrez do të largohet nga drejtimi i kuqezinjve edhe në rast se këta të fundit do të arrijnë që të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Champions League në sezonin e ardhshëm.

Përgjegjësia për këtë sezon aspak të mirë, është e madhe nga Gattusso, për shkak të mungesës së një loje bindëse, zgjedhja e vendosjes taktike dhe fakti që nuk ka shumë aftësi për ndryshime në ndeshje vendimtare.

Pas dështimeve me ish-futbollistët Seedorf, Filippo Inzaghi dhe Brocchi, trajneri i ri me shumë mundësi do të jetë një që nuk ka një të kaluar si kuqezi. Mes emrave që qarkullojnë në javët e fundit (Emery, Pochettino, Rudy Garcia), ai i Maurizio Sarrit duket se i ka bindur të gjithë, transmeton kohajone.

Sipas “Sport Mediaset”, ish-strategu iu Napolit, sot i Chelsea, ka shprehur gatishmërinë maksimale për t’u larguar nga Londra dhe për t’u ulur në pankinën e Milanit në sezonin e ardhshëm.