09:20 / 26.04.2019
Moti sot në Shqipëri
Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë e pasdite.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje e shiu në mesditë e pasdite përgjatë gjithë relievit malor në Juglindje e Lindje, raporton Atsh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.
Era do të fryjë juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek në bregdet, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.























