13:44 / 26.04.2019
Si e bëri shtatzënia Amy Schumer të ndryshojë rutinën e bukurisë?
Komikja 37 vjeçare, Amy Schumer, e cila është shtatzënë me fëmijën e saj të parë tha se ka ndryshuar mënyrën e saj të përdorimit të produkteve kozmetike.
“Tani që nuk duhet të kujdesem vetëm për veten time. Ka edhe një fëmijë që jeton brenda meje dhe duhet të isha e vetëdijshme për produktet që po përdor”.
Schumer tha se ajo personalisht u afrua me kompaninë e bukurisë “Beautycounter”.
Ajo është në kërkim të kremrave pa toksina. Ajo u detyrua të anulojë disa shfaqje turne për shkak të hyperemesis gravidarum, një lloj sëmundjeje e rëndë. Ajo ishte hospitalizuar në nëntor për shkak të kësaj gjendje”.
























