Selena Gomez i rikthehet tapetit të kuq pas sëmundjes
BKT
Magazina

Selena Gomez i rikthehet tapetit të kuq pas sëmundjes

Selena Gomez është kthyer në qendër të vëmendjes.

26 vjeçarja bëri paraqitjen e saj të parë në gati një vit në tapetin e kuq të enjten, duke u shfaqur në “We Day California” në një fustan klasik të zi Dior.

Gomez nuk ka qenë prezente në rrjetet sociale që nga shtatori. Ajo ishte e hospitalizuar për trajtimin e çështjeve mendore.

Selena theu heshtjen në janar përmes rrjeteve sociale duke shkruar: “Viti i kaluar ishte patjetër një vit i vetë-reflektimit, sfidave. Gjithmonë janë ato sfida që ju tregojnë se kush jeni dhe çfarë jeni në gjendje të kapërceni “.


MË SHUME NGA Magazina