Gent Cakaj takon homologen austriake Karin Kneissl
BKT
Shqipëri

Gent Cakaj takon homologen austriake Karin Kneissl

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, në detyrë, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot vizitë njëditore në Austri.

Ai në Vjenë ka takuar homologen e tij austriake Karin Kneissl, me të cilën kanë diskutuar rreth rëndësisë gjeostrategjike për Bashkimin Europian.

”Mirë se erdhët në Vjenë, ministër i Jashtëm i Shqipërsië, në detyrë,  Gent Cakaj. Ishtë kënaqësi të bisedonim për novelistët europianë si Stefan Zweig. Europa Juglindore është me rëndësi gjeostrategjike për Bashkimin Europian dhe një pjesë përbërëse e Europës. Ne nuk duhet të lëmë vakume atje”, shprehet Kneissl pas takimit që pati me Cakajn.


MË SHUME NGA Shqipëri