Allegri driblon të ardhmen dhe vlerëson Icardin!
BKT
Sport

Allegri driblon të ardhmen dhe vlerëson Icardin!

Massimiliano Allegri driblon pyetjet për të ardhmen në konferencën për shtyp përpara derbit të Italisë ndaj Interit.

Një sfidë të cilën trajneri i Juventusit kërkon ta fitojë edhe pse skuadra e tij tashmë është matematikisht kampione e Italisë.

Trajneri i bardhezinjëve bëri një koment edhe për eliminimin nga UEFA Champions League.

NDESHJA – “Nesër do të jetë një ndeshje e bukur, ku do të japim maksimumin. Në presion? Absolutisht jo, jemi Juventusi”.

FORMACIONI – “Bentancur ka lodhje të muskujve, ndërsa Kielini do të luajë. Do të më pëlqente ideja që të luaja nga krahët me Bernardeskin dhe Kanselon. Për të tjerët do të shohim nesër.”

ICARDI – “Icardi është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe na ka shënuar shpesh. Nëse nuk luan, do të jetë akoma më mirë për ne.”

E ARDHMJA – “Do të kem një takim me Agnellin, ku do të diskutojmë mbi objektivat e vitit të ardhshëm, që të jemi konkurrues dhe rivalizues si çdo vit. Ne do të analizojmë se çfarë shkoi mirë dhe çfarë shkoi keq dhe do të shohim për të krijuar kushtet që të jemi fitues në të ardhmen.”

MAROTTA – “Do të kem kënaqësinë ta takoj përsëri, me të kam kaluar 4 vite të mrekullueshme në të cilat kemi bërë një punë të madhe. Pastaj rrugët mund të ndahen, por kjo nuk e hedh poshtë atë që ke kaluar.”

CHAMPIONSI – “Sa i bukur është edhe po aq bastard. Arrin në momentin e duhur, jo në kushtet më të mira dhe e paguan diçka të tillë.”