Leverkusen futet në lojë për zonën Champions!
BKT
Sport

Leverkusen futet në lojë për zonën Champions!

Bayer Leverkusen fiton me goleadë në transfertën bavareze ndaj Augsburg dhe futet fuqishëm në garën për një vend në zonën Champions.

Skuadra e Peter Bosz triumfoi me shifrat 1-4 ndaj Augsburg duke regjistruar fitoren e 3-të radhazi në Bundesligë dhe duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 6-të në kuotën 51 pikëve po aq sa edhe Borussia Moenchengladbach. Volland, Hravetz, Tah dhe Brandt ishin autorët e golave për Leverkusenin duke  përmbysur avantazhin provizor të Augsburg me Danson.

Javën e ardhshme Leverkusen do të luajë një finale të vërtetë për vendin e 4-t pasi pret në BayArena, Eintracht Frankfurt.