15:49 / 27.04.2019
Varane i bie pishman, s’largohet nga Madridi
RTKlive
Raphael Varane duket se ka ndryshuar mendjen. Francezi dëshironte largimin nga Real Madridi, por duket se lojtari i ka ra pishman dhe dëshiron qëndrimin në “Bernabeu”, raportojnë mediet spanjolle, transmeton RTKlive.
Varane ditë më parë kishte deklaruar se “dëshiron sfidë të re”, mirëpo, rikthimi i Zinedine Zidane në krye të bankinës së skuadrës ‘merenguese’, ka bindur francezin të qëndrojë tek gjiganti spanjoll, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, Varane është në shënjestër të top-klubeve të mëdha evropiane, sidomos te skuadrave të mëdha nga Premier League.























