Welbeck vazhdon “martesën” me Arsenalin
BKT
Sport

Welbeck vazhdon “martesën” me Arsenalin

RTKlive

Danny Welbeck është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin, raporton “Daily Mirror”, transmeton RTKlive.

Sulmuesi anglez duket se edhe disa sezona do të jetë pjesë e klubit nga “Emiratës”.

West Ham, Newcastle dhe Everton janë skuadrat që janë të interesuara për 28 vjeçarin, por duket se lojtari preferon qëndrimin tek “Topçinjtë” e Londrës.

Welbeck është duke vuajtur nga lëndimi i pësuar qysh në muajin nëntor, megjithatë, shumë shpejt pritet që Arsenali dhe lojtari të firmosin kontratën e re.