United duhet të paguajë 60 milionë euro për Eriksen-in
BKT
Sport

United duhet të paguajë 60 milionë euro për Eriksen-in

Manchester United duhet të paguajë 60 milionë euro nëse dëshiron ta blejë këtë verë yllin e Tottenhamit, Christian Eriksen, raportojnë mediet angleze, transmeton RTKlive.

Danezi prej kohësh është cak i klubit nga “Old Traffordi”. “Djajtë e Kuq” raportohet se janë të gatshëm të dyfishojnë pagën e lojtarit në mënyrë që Eriksen t’i bashkohet Unitedit.

Negociata mes Unitedit dhe “Spurs” pritet të nisin shumë shpjet, dhe duket se ky transferim do të ndodh gjatë kësaj verë.

Ndryshe, danezi është duke u monitoruar edhe nga Real Madrid dhe Barcelona.