16:04 / 28.04.2019
Neymar godet lojtarët: Hapeni veshët dhe mbylleni gojën
Ylli i PSG-së, Neymar ka folur pas finales në të cilën ekipit i tij humbi pas ekzekutimit të penalltive (6-5) nga Rennes.
“Duhet të luajmë më shumë si ekip, shoh shumë lojtarë të rinj që më shumë flasin sesa dëgjojnë”, tha ai.
“Duhet të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak. Ndonjëherë një lojtarë i cili ka më shumë eksperiencë flet dhe ata i kundërpërgjigjen, trajneri flet dhe ata përsëri flasin, kështu nuk funksionon ekipi”, vazhdoi ai.
“Ne kemi më shumë eksperiencë, prandaj ata duhen të kenë më shumë respekt për neve, kështu bëra unë kur erdha”, përfundoi braziliani.























