Tuchel thotë se dëshiron të qëndrojë në Paris
BKT
Sport

Tuchel thotë se dëshiron të qëndrojë në Paris

Trajneri i skuadrës së Paris Saint-Germain , Thomas Tuchel ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Paris edhe pas përfundimit te këtij sezoni, raportojnë mediet franceze, transmeton RTKlive.com.

PSG mbrëmë dështoi në finalen e Kupës së Francës, pasi u mund nga Rennes, derisa parisienët ditë më parë u eliminuan edhe nga Liga e Kampionëve, dhe këtë sezon skuadra e Tuchel do ta mbyll sezonin më vetëm një trofe, atë të Ligue1.

Megjithatë, ish-trajneri i Borussia Dortmundit, thotë se “dëshiron të qëndrojë tek PSG edhe pas përfundimit të këtij sezoni”.

Por, Tuchel duket se është nën presion pas dështimit në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Francës.