As Burnley nuk e ndal Cityn, “qytetarët” afër titullit  të kamponit
BKT
Sport

As Burnley nuk e ndal Cityn, “qytetarët” afër titullit  të kamponit

Manchester City nuk ka gabuar as në udhëtim tek Burnle-y, duke fituar me rezultat 0-1, dhe duke bërë hapin gjigant drejt titullit të kampionit në Premier League.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiolas, edhe në duel me Burnle-yn treguan formë të mirë, duke marrë tri pikë tejet të rëndësishme në garën për ta mbrojtur titullin e kampionit në ishull, transmeton RTKlive.com.

Ishte sulmuesi Sergio Aguero (61’), i cili shënoi golin e fitores për “qytetarët”, të cilët tani rikthehen në krye të tabelës me 92 pikë, një më shumë së Liverpooli, kurse, Burnley renditet e 15-ta me 40 pikë.