17:22 / 28.04.2019
Trepça ’89 “rrëzon” Lirinë
Trepça ’89 e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 2-1, të dielën në kuadër të elitës së futbollit tonë, takim ky i zhvilluar në “Riza Lushta” të Mitrovicës.
“Minatorët” arkëtuan tri pikë të mëdha në garën për t’i ikur barazhit, derisa Liria pas kësaj disfatë futët edhe më thellë në zonën e rrezikshme.
Orges Gava (10’) dhe Manaj (62’) shënuan nga një gol për fitoren e mitrovicasve, kurse, golin e vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Blendi Memaj (39’).
Pas kësaj fitore, Trepça ’89 ngjitet në pozitën e pestë me 39 pikë, kurse, Liria ndodhet në pozitën e parafundit me vetëm 25 pikë të tubuara.























