Arta Marku dorëzon kandidaturën për postin e Prokurores së Përgjithshme
BKT
Shqipëri

Arta Marku dorëzon kandidaturën për postin e Prokurores së Përgjithshme

Ditën e fundit të afatit, Kryeprokurorja e Shqipërisë, Arta Marku dorëzoi pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ajo është e 4-ta kandidaturë që ka dorëzuar CV-në e saj pranë KLP, për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Kandidatët e tjerë që konkurrojnë për kreun e akuzës janë Fatjona Memçaj e cila është prokurore e Apelit në Tiranë, Olsion Çela prokuror në Krimet e Rënda si dhe avokati Lulëzim Alushaj, raporton Tch.


MË SHUME NGA Shqipëri