15:53 / 29.04.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Nerimane Kamberi, autore.
Për të folur për takimin në Berlin i ftuar do të jetë Prof. Ibrahim Gashi, Njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Të martën shënohet Dita Ndërkombëtare e Jazz muzikës, në lidhje direkte lidhur me këtë ditë do të flas Shefqet Hoxha-Sheki, instrumentist.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























