22:57 / 29.04.2019
Shpend Ahmeti takohet me Mathew Palmer në Washington
Bashkëkryesuesi i Delegacionit të Kosovës për bisedime, Shpend Ahmeti ka takuar në Uashington Zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer dhe Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, John Erath.
Postimi i Ahmetit në Facebook:
Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë që në Departamentin e Shtetit ta takoj Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit Z. Mathew Palmer, dhe në Shtëpinë e Bardhë, Drejtorin për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë z. John Erath.
Në takim diskutuam mbi reformat në nivelin lokal, sfidat në nivelin qëndror dhe qëndrimet e PSD për temat e rëndësishme në vendin tonë. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë së veçantë dhe koordinimi duhet të jetë prioritet i politikës sonë të jashtme.























