Zgjedhjet në veri, VV-ja numrin 60 në fletëvotim, PDK-ja 61, Lista Serbe 62
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunave veriore.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numër 61; Lëvizja Vetëvendosje me numrin 60 dhe Lista Serbe do të garojë me numrin 62 në fletë votim.
Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Lëvizjes Vetëvendosje edhe Lista Serbe do të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj të këtij viti.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.
Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.























