Larry King pësoi sulm në zemër
BKT
Magazina

Larry King pësoi sulm në zemër

Moderatori i njohur i televizioneve amerikane, Larry King (85) pësoi një sulm në zemër, raporton TMZ.

Ai kishte një problem me frymëmarrjen muajt e fundit, sipas një burimi të paidentifikuar të kësaj faqeje, kështu që udhëheqësi i famshëm vendosi të kontrollohej në një spital lokal të New Yorkut.

Ylli televiziv i ishte konfirmuar se kishte pësuar një sulm në zemër në shtëpinë e tij, ndërsa po përgatitej të shkonte në spital për t’u ekzaminuar.

Ai u nxitua në spital, ku mjekët kryen angioplastikë dhe vendosen disa stenta.

Ky është sulmi i dytë në zemër gjersa për herë të parë e kishte përjetuar në vitin 1987.

Ndryshe, King konsiderohet si një ndër moderatorët më të mirë amerikan teksa ka intervistuar pothuajse të gjitha yjet botërore të filmit dhe muzikës.


MË SHUME NGA Magazina