Thaçi mbërrin pasdite në Prishtinë, mban konferencë për medie
BKT
Lajme

Thaçi mbërrin pasdite në Prishtinë, mban konferencë për medie

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot do të kthehet në Kosovë pas qëndrimit në Gjermani për Samitin e Berlinit.

Menjëherë pas kthimit, kreu i shtetit do të mbajë konferencë për medie në Aeroportin “Adem Jashari”.

Thaçi pritet të mbërrijë rreth orës 18:30, kohë edhe kur është paralajmëruar konferenca nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun i Presidencës.

Me këtë rast, Thaçi do të shpalosë detaje të tjera nga Samiti i Berlinit


MË SHUME NGA Lajme