VIDEO - Rushiti: Dëshmia e Vasfijes moment historik
BKT
Lajme

VIDEO - Rushiti: Dëshmia e Vasfijes moment historik

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës e ka quajtur moment historik dëshminë e Vasfije Krasniqi-Goodman para Kongresit Amerikan për dhunën seksuale të forcave të Serbisë në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- 99.  

Ajo ka folur të martën në “Imazh” te RTK.

“Është moment historik. Kjo është e vetmja formë se si ne mund ta dëshmojmë të vërtetën. Ajo është bërë avokte e 20 mijë grave e burrave. Ajo tashmë I kaluar analet nacionale. Mendoj që Kongresi amerikan do të lëvizë për ta vënë në vend drejtësinë e mohuar”, ka theksuar ajo.

Aktvistja tjetër, Kadire Tahiraj, ka thënë se sasti i Vasfije Krasniqit është inkurajim për rastet e tjera në funksion të drejtësisë.


MË SHUME NGA Lajme