Chamberlain do ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin
BKT
Sport

Chamberlain do ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin

Futbollisti anglez pritet të qëndrojë për të paktën edhe një vit me The Reds.

Liverpooli është duke punuar për t’ia vazhduar kontratën Alex Oxlade-Chamberlain.

Kështu raporton gazeta angleze The Mirror, sipas së cilës Jurgen Klopp dëshiron t’ia jap edhe një shans për të treguar veten 25-vjeçarit, i cili nuk ka luajtur për më shumë se 12 muaj për shkak të një lëndimi të rëndë në gju.

Chamberlain pritet të vazhdojë kontratën për një vit shtesë me The Reds, e në bazë të paraqitjeve të tij, ai mund të përfitojë edhe një kontratë tjetër më afatgjatë.