22:57 / 30.04.2019
Ajax vazhdon ritmin, fiton në Londër kundër Tottenhamit
Skuadra holandeze, Ajax, ka vazhduar shkëlqimin në edicionin e sivjetmë në Ligën e Kampionëve. Kampionët e Holandës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit kundër Tottenham Hotspurs dhe atë si mysafirë, me rezultat 1:0.
Golin e fitores për Ajaxin e ka shënuar Donny van de Beek në minutën e 15-të.
Kësisoj, Ajaxi ka mundësi të artë për t’u kthyer në majën e futbollit evropian pas shumë vjetësh, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillon para tifozëve të vet të flaktë.























