Klopp i përgjigjet Messit: Edhe ne duam të shkojmë në finale
BKT
Sport

Klopp i përgjigjet Messit: Edhe ne duam të shkojmë në finale

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp beson se skuadra e tij do të arrijë që të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.

Strategu gjerman e ka konsideruar “të rrezikshëm” deklaratën e Messin për të fituar Championsin, por sipas tij edhe synimi i të kuqve është arritja e finales.

“Jam i apasionuar pas futbollit, si mund të mendoj diçka të keqe në këtë stadium? Firmino duket mirë deri tani, të mërkurën në drekë do të vendos për të. Shpresojmë të luajmë mirë. Kur ata kanë topin, duhet të kesh shumë durim dhe të mos frustrohesh. Ata do të bëjnë shumë pasime dhe ne duhet ta pranojmë këtë gjë”, tha ai.

Megjithatë, kur të jetë momenti ynë, duhet të jemi një kërcënim i madh për ta. Barcelona është një ekip shumë i mirë. kam parë kaq shumë ndeshje të skuadrave të tjera aty, por unë vetë nuk kam qenë ndonjëherë kundërshtar prandaj do të jetë interesante të testoj veten time ndaj tyre. Nuk duhet të harrojmë se edhe ne nuk jemi kundërshtari i ëndrrave për skuadrat e tjera. Do të bëjmë çmos për të fituar”, theksoi Klopp, transmeton kohajone.

Messi? Barcelona nuk është vetëm Messi, ai ka shumë kualitet. Ata janë tashmë kampionë. Në fillim të sezonit, Messi ka deklaruar se dëshiron që ta marrë këtu Kupën  dhe kjo është një deklaratë e rrezikshme për ne, por edhe ne duam që të shkojmë në finale”, deklaroi Klopp.