Burchett ka reaguar se si askush s`i ka dënuar serbët për krimet në Kosovë
Kongresmeni amerikan, Tim Burchett, ka reaguar ashpër se si askush nuk i ka dënuar serbët për krimet që kanë bërë në Kosovë.
Kongresmeni amerikan, Tim Burchett, thotë se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga, dje në Kongresin Amerikan, ku kosovarët dëshmuan për krimet serbe në Kosovë.
“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata. Ajo (Jahjaga) më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, tha në profilin e tij zyrtar në rrjetin social 'Twitter'.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, me ftesë të kongresmenit amerikan, Eliot Engel, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit, Vasfije Krasniqi-Goodman ka dëshmuar për krimet e Serbisë në Kosovë, para Komitetit për punë të Jashtme të Kongresit amerikan.
Aty dëshmoi edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, dhe Ilir Bytyqi, vëllai i tre vëllezërve Bytyqi, me nënshtetësi amerikane, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Kongremeni Engel e hapi seancën duke folur për krimet që Serbia i kishte kryer në Kosovë.
Ai theksoi se është tronditëse që edhe 20 vjet pas luftës askush prej serbëve s’ka dhënë llogari për shumë krime të kryera.























