Bakayoko vonohet në stërvitjen e Milanit, i mbeti vetura pa naftë
BKT
Sport

Bakayoko vonohet në stërvitjen e Milanit, i mbeti vetura pa naftë

Tiemoue Bakayoko nuk u shfaq në kohë në stërvitjen e ditës së djeshme dhe kjo shkaktoi një tërmet të vërtetë në ekipin e Milanit, ku trajneri Gennaro Gattuson dënoi të gjithë ekipin me grumbullim deri në ditën e ndeshjes ndaj Bolognës.

Francezi u vonua më shumë se një orë, por arsyeja e vonesës nuk u mor vesh kurrë, të paktën deri disa çaste më parë.

akayoko, i pyetur nga mediat italiane, ka zbuluar arsyen e vonesës. Mesfushori tha se vetura e tij kishte mbetur pa naftë.

Besojeni apo jo, kjo ishte arsyeja që dha 24-vjeçari. Të jesh një ndër lojtarët më të paguar në Serie A dhe të arsyetohesh me faktin që vetura mbeti pa naftë, duket më se e çuditshme e njëherësh edhe qesharake.

Mbetet të shihet nëse Milani do të marrë masa për ta dënuar mesfushorin francez.