10:58 / 02.05.2019
Portland barazon serinë me Denver
Vijon seria e “play off” në kampionatin më të bukur të basketbollit në botë, NBA.
Mbrëmë është luajtur vetëm një ndeshje, ku Portland Trail Blazers ka barazuar serinë e këtij raundi kundër Denver Nuggets. Triumfi i vendësve është pasqyruar në rezultatin 97-90. Loja ishte emocionuese, sepse të dyja skuadrat dhanë më të mirën.
Fillimisht ishin miqtë në epërsi, pastaj e morën situatën në dorë vendësit, që u udhëhoqën nga basketbollisti më efikas i tyre, Nikola Jokic, me 16 pikë dhe 14 kërcime. Për Portland zhvilloi një ndeshje fantastike C.J. McCollum, që realizoi 20 pikë.























