13:03 / 02.05.2019
Joe Jonas dhe Sophie Turner martesë surprizë në Vegas
Joe Jonas dhe Sophie Turner janë martuar.
Pas natës së madhe në ‘Billboard Music Award’, ku Joe dhe dy vëllezërit e tij performuan për herë të parë në natën e çmimeve, duket se çifti ka marrë vendimin për ti dhënë fund beqarisë.
Ylli i Jonas Brothers dhe aktorja e ‘Game of Thrones’ lidhën nyjë në një kishë në Las Vegas.
Ata janë zyrtarisht burrë e grua.
Ishte Diplo që njoftoi fansat për lajmin e bukur me një postim në Instagram.
Ai publikoi një video ndërsa çifti po martohej.
























