Chris Brown rikthehet me ish të dashurën
BKT
Magazina

Chris Brown rikthehet me ish të dashurën

Duket se Indyamarie ia ka rrëmbyer zemrën Chris Brown.

Mediat rozë raportojnë se këngëtari është rikthyer sërish me modelen pas 4 vitesh ndarje.

29-vjeçari u lidh me Indyamarie pasi i dha fund lidhjes me ish të dashurën Karrueche Tran.

Por duket se kanë rindezur romancën e tyre pasi u panë bashkë gjatë xhirimeve të videoklipit të Brown dhe Eric Bellinger, “Type a Way".

"Chris dhe 25-vjeçarja ishin kapur për dore dhe qeshnin me njëri-tjetrin", tha një burim.

Brown  së fundmi publikoi një foto në Instagram të Indyamarie që mbante veshur xhaketën e tij.

Reperi është babai i një vajze, Royalty, me Nia Guzman.

Jeta e tij personale u trazua në fillim të këtij viti pasi paditi për shpifje një grua që akuzoi Chris se e përdhunoi në Paris. Ndërsa, Brown i mohoi akuzat.


MË SHUME NGA Magazina