Salihu: Draft-Rezoluta për krime, e vonuar e pa efeket juridik
BKT
Lajme

Salihu: Draft-Rezoluta për krime, e vonuar e pa efeket juridik

Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka thënë se Draft-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë është iniciativë e mirë, por e vonuar.

Ai ka folur kështu në “Imazh” te RTK.

“Rezoluta si iniciativë është e mirë, por është e vonuar për nëntëmbëdhjetë vjet, është dashur të bëhet para shtatëmbëdhjetë vjetësh, menjëherë paslufte, kur janë ditur krimet e luftës. Kjo është një Rezolutë e karakterit politik që nuk do të ketë efekt juridik. Kjo më shumë mund të jetë për orientim”, ka thënë ai.

“Është dashur të punohet shumë më shumë për krimet që kanë ndodhur në Kosovë”.   

Për mosgjykimin e krimeve serbe në Kosovë Salihu ka fajsuar edhe ndërkombëtarët, duke thënë se deri në vitin 2014 UNMIK e EULEX kishin kompetencë për hetemin e krimeve të luftës.


MË SHUME NGA Lajme