I shënoi Tottenhamit, agjenti zbulon ofertën për Van de Beek
BKT
Sport

I shënoi Tottenhamit, agjenti zbulon ofertën për Van de Beek

Sezoni fantastik i Ajax nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e shumë skuadrave, që kanë hedhur sytë nga talente që po rriten te gjiganti holandez.

Një prej tyre është mesfushori, Donny van de Beek, i cili ishte edhe autori i golit të fitores në gjysëmfinalen e parë ndaj Tottenham Hotspur.

22 vjeçari është një futbollist me mjaft potencial dhe merkato e verës mund ta dërgojë në një tjetër skuadër. Një gjë të tillë e pohon me gjysmë zëri edhe agjenti i tij, që për "Radio CRC" ka zbuluar edhe emrin e trajnerit të preferuar nga De Beek.

"Tani për tani, Donny Van de Beek dëshiron të përqëndrohet vetëm te Ajax dhe te ndeshjet e radhës. Por është e qartë se ai do të diskutojë të ardhmen e tij më pas. Ka pak klube që mund ta përballojnë çmimin e tij, por nuk konfirmoj ose mohoj një interes të Napolit. Gjithkush e di se kush është Ancelotti. Do të ishte kënaqësi që Van de Beek të trajnohej nga ai, por pas përfundimit të Ligës së Kampionëve dhe kampionatit, e ardhmja e tij do të diskutohet", përfundoi Rob Witschge, raporton oranews.

Deri në këtë pikë të sezonit, Van de Beek ka zhvilluar 53 takime, duke realizuar 16 gola.