“Kam të njëjtën etikë punë” , flet Ronaldo
BKT
Sport

“Kam të njëjtën etikë punë” , flet Ronaldo

Verën e kaluar, kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka bërë bujën e madhe në futbollin Botëror.

Një sezon jo negativ për të i pari në Itali, por me një brengë të madhe që është Liga e Kampionëve.

Për gazetën e së dielës “El Pais”, Ronaldo ka folur për përshtatjen e tij te Juventusi dhe jo vetëm.

Përshtatja? “Gjëja e parë që bëj kur arrij në një klub të ri është të jem une. Etika ime e punës është gjithmonë e njëjtë”.

Karriera dhe e ardhmja? “Duhet të jeni të përulur, të mësoni se nuk dini gjithçka. Nëse jeni të zgjuar , ju merrni pak gjëra që ju bëjnë më mirë si atlet. Trajner? Në të ardhmen, pse jo ?”

Dhomat e zhveshjeve? “Në të gjitha ku kam shkuar flasim për futbollin, as më shumë as më pak, por edhe për gjëra normale.