Media e lire, rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen
BKT
Shqipëri

Media e lire, rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen

Media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit shprehet se kjo ditë e gjen sot Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medies.

“Shqetësimet e thella të ngritura në raportet e fundit të “Freedom House” dhe “Reporterëve pa kufij”, për fatin e keq, vijojnë të hasin në vesh të shurdhët.  Shtypi ynë sot, edhe sipas këtyre organizatave, është më pak i lirë dhe i pavarur, mediet goditen nga retorika agresive dhe kërcënuese, rastet e dhunës ndaj gazetarëve janë shpeshtuar dhe tentativat për të përdorur fondet publike për të kontrolluar lirinë e shprehjes janë alarmante”, thekson Meta.

Meta nënvizon se, “kjo situatë duhet të marrë fund! Media e lirë luan rol kyç për të garantuar llogaridhënien dhe mirëqeverisjen. Praktikat e mohimit të së drejtës së gazetarëve për të ndjekur drejtpërdrejt veprimtarinë e autoriteteve publike duhet të ndalen. Sepse çdo goditje ndaj institucionit të medies, është sulm ndaj demokracisë”.

Duke i uruar gazetarëve këtë ditë, Meta i fton pa humbur kohë të unifikohen në qëndrime, larg autocensurës, të denoncojnë hapur dhunën, shantazhin e presionet, gjuhën e urrejtjes e frikësimit, por dhe kushtet e papërshtatshme të punës.

“Ndryshimi është në dorën tuaj dhe fillon nga përhapja e informacionit të vërtetë, pa pritur më që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste”, thekson Meta.

“Të dashur gazetarë që keni vendosur të mos tradhëtoni profesionin e misionin tuaj, jam pranë jush dhe sakrificave që bëni për të mbrojtur dinjitetin tuaj dhe fjalën e lirë! Ju do triumfoni sepse shqiptarët s’mund të kthehen 30 vite pas për të ndjekur Zërin e Amerikës apo Deutsche Ëelle-n, që të kuptojnë se çfarë ndodh në atdheun e tyre”, shprehet Meta. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri