​Martohet aktorja e njohur nga Games Of Thrones
BKT
Magazina

​Martohet aktorja e njohur nga Games Of Thrones

Joe Jonas tashmë kishte një natë të madhe: ribashkimin me vëllezërit e tij për shfaqjen e parë të grupit të tyre në një shfaqje çmimesh në një dekadë dhe njoftimin e turit të tyre të ardhshëm.

Por, mbrëmja e tij u bë edhe më e paharrueshme kur, në një kthesë të ‘Game Of Thrones’, 29-vjeçari u martua me aktoren Sophie Turner në një ceremoni të befasishme dje në Las Vegas.

Pas çmimeve të muzikës Billboard, çifti dhe disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës shkuan në një kishë Chapel L'Amour, ku zyrtarizuan martesën e tyre.

Ata nisën lidhjen në nëntor  2016 dhe Jonas i propozoi të fejoheshin të dashurës së tij, e cila luan në ‘Games of Thrones’, në tetor 2017.


MË SHUME NGA Magazina