10:29 / 03.05.2019
Fejohet Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jancinda Ardern dhe partneri i saj prej kohësh, Clarke Gayford, janë fejuar.
Çifti, që janë prindër të një vajze dhjetë vjeçare, Neve, janë fejuar pas Pashkëve, ka njoftuar zëdhënësja e Ardern, shkruan Nzherald.
Ata mësohet se festën e Pashkëve e kanë kaluar në Mahia, te familja e Gayford.
Zëdhënësja e kryeministres, ka thënë se ajo pas festës është duke bartur unazë në gishtin e mesëm të dorës dhe jo në gishtin tradicional të unazës.























