Çekia e gatshme të lobojë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE
Republika Çeke, si gjithmonë është e gatshme të lobojë në të gjitha nivelet për të realizuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Kështu deklaroi ambasadori i Republikës Çeke në Zagreb, Vladimir Zavazal në një takim pune me Ambasadorin e Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për çështje të BE-së, Ballkanit Perëndimor, integrimin evropian, si dhe për të shkëmbyer përvoja dhe këndvështrime në shumë çështje.
Poda e falenderoi kolegun çek për mbështetjen e Çekisë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, të marrjes së kryesisë së OSBE-së si dhe në bashkëpunimin rajonal.
Gjatë bisedës, të dy ambasadorët, ndanë mendimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit mes ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës se Republikës Çeke në Zagreb. /Atsh























