SHBA, e përkushtuar të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e reformave
BKT
Shqipëri

SHBA, e përkushtuar të ndihmojë Shqipërinë në rrugën e reformave

Qeveria e SHBA është e përkushtuar për të ndihmuar shqiptarët në luftën e tyre për të rikthyer besimin e publikut në institucionet e drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit është lufta e të gjithëve.

Kështu deklaroi ndihmës administratori i USAID-it Brock Bierman pas mbajtjes së tryezës së rrumbullakët me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ai theksoi se, “Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqipërisë është në vijën e frontit të këtyre përpjekjeve. Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht Këshillin dhe punën e tij. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Këshillin ndërsa avancojnë këto reforma.”

“Nuk ka dyshim se, gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në forcimin e themeleve të saj ekonomike dhe demokratike. USAID ka qenë krenar për të mbështetur këto përpjekje dhe ne vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shtoi ai.

 

“Progresi i mëtejshëm kërkon angazhim të vazhdueshëm në reformën e drejtësisë. Shqiptarët meritojnë institucione transparente, veçanërisht institucione të pavarura gjyqësore që respektojnë sundimin e ligjit. Korrupsioni pengon integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me institucionet dhe tregjet rajonale dhe globale. Ai gjithashtu pengon investimet e sektorit privat. Integrimi dhe investimi janë kritike për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij vendi. Zhvillimi i ndërmarrjeve, themeli i stabilitetit afatgjatë ekonomik të çdo vendi, varet nga zbatimi i drejtë, i parashikueshëm dhe transparent i ligjit”, u shpreh Bierman.

“Unë i bëj thirrje shqiptarëve kudo për të mbështetur këto reforma, për të mbështetur këto këshilla dhe për të parë krijimin e një sistemi gjyqësor që u shërben të gjithëve dhe u bëj thirrje anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë atyre që mbështesin në mënyrë aktive reformat gjyqësore për të mbetur të patundur në zbatimin e kësaj reforma’, tha ai. /ATSh


MË SHUME NGA Shqipëri