Aktorja Keira Knightley në pritje të fëmijës së dytë
BKT
Magazina

Aktorja Keira Knightley në pritje të fëmijës së dytë

Aktorja e njohur Keira Knightley, ka konfirmuar shtatzëninë e saj të dytë në koktejin e Chanel J12, në Paris.

Kjo ndodhi kur ajo po merrte pjesë në ndejën e organizuar nga Chanel J12, dhe u shfaq për herët ë parë me bark të fryrë.

34 vjeçarja vendosi njërën dorë në barkun e saj dhe dukej e mbushur përplot dashuri.

Ajo mbante të veshur një fustan të bardhë në nuanca kremi, i cili theksonte format e saj prej një shtatzëne.

Burri i saj, ish-muzikanti i Klaxons, James Righton, 35 vjeç, ishte gjithashtu atje për ta shoqëruar Keira Knightley.


MË SHUME NGA Magazina